Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut me ç’rast është pritur nga zëvendëskryministri Artan Grubi, përcjell InLajmi.
Rama, fillimisht është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevskin. Ndërsa tani pritet takimi mes 2 delegacioneve qeveritare.
Kujtojmë se pas vizitës në Maqedoni, kryeministri Rama do të vizitoj Kosovën ndërsa do të takohet presidenten Vjosa Osmani, por nuk dihet ende nëse do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti/InLajmi/