Gazmend Muhaxheri është rizgjedhur kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, përcjell InLajmi.
Muhaxheri ka falënderuar anëtarët e LDK-së për besimin e dhënë, ndërsa u zotua se do të jap maksimumin për të mbështetur aspiratat dhe nevojat e qytetarëve.
Tutje, ai ka falënderuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në Kuvendin e X-të zgjedhor të degës sonë, jam rikonfirmuar Kryetar i Degës së LDK-së në Pejë. Kuvendi e zgjodhi edhe kryesinë e re dhe 32 delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Pejës në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.
Është një nder i madh për mua të vazhoj të jem në krye të degës në Pejë.
Dua të falenderoj çdo anëtar të LDK-së në Pejë që kanë shprehur besimin e tyre në mua dhe më kanë dhënë mundësinë të udhëheqi me këtë degë. Do të vazhdoj ta jap maksimumin tim për të mbështetur aspiratat dhe nevojat e qytetarëve tonë.
Njëherazi, dua të shpreh një falenderim të veçantë për kryetarin tonë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për besimin dhe mbështetjen e tij të pakursyer gjatë kësaj faze zgjedhore. Lumiri padyshim është një udhëheqës i shquar dhe një burim frymëzimi për të gjithë ne.
Ju ftoj që të merrni pjesë aktivisht në debatet dhe diskutimet tona dhe të na sugjeroni për nismat dhe idetë tuaja. Fuqia dhe zëri i secilit prej jush janë thelbësore për suksesin tonë kolektiv.
Edhe njëherë – faleminderit për mbështetjen tuaj në rrugën tonë drejt përparimit. /InLajmi/