Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka quajtur terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe FSK-në.
Duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që i shpalli terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe komponenen e saj “Brigada e Veriut”, Vuçiq mori shembullin sikur Serbia t’i shpallte terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Tha se Perëndimi do të kërkonte menjëherë sanksione.
“Ata janë në fakt terroristë, ashtu si FSK-ja. Më thoni, ju lutem, sipas cilit akt ndërkombëtar mund të ekzistojnë, pasi NATO thotë se bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me çfarë akti i armatosni ju turqit dhe të tjerët. Me çfarë të drejte ekzistojnë”, pyeti Vuçiq dhe më pas u përgjigj vetë, transmetom Gazeta Express
“Atyre nuk u intereson shumë, ju e dini se çfarë thonë gjermanët, amerikanët dhe të tjerët – ‘epo sipas të drejtës sonë, të drejtës së më të fortëve, ju jeni një Serbi e vogël që të mund të kërkoni të drejtën’. Kështu thonë ata. Çfarë të më thonë, kur nuk shkruhet askund”, tha Vuçiq.