Për të pasur një snack të lehtë të shëndetshëm në zyrë, nuk është e nevojshme ta sillni atë nga shtëpia. As nuk ka nevojë të duroni urinë, mjafton të zgjidhni ushqimin e duhur nga makineta. Për të pasur mesvakt të shëndetshëm dhe me pak kalori, por ushqyese, është më e lehtë se sa duket. Mjafton të ndiqni disa rregulla të thjeshta.
Frutat dhe perimet janë nga natyra ushqime me kalori të ulët dhe të pasura me ujë, kështu që janë gjithmonë të mira, por nëse nuk keni një kuzhinë në zyrën tuaj ku mund t’i lini, mund të jenë të sikletshme, përveç nëse vendosni një banane ose një mollë në çantën tuaj në mëngjes.
Nga ana tjetër, drithërat janë aleatë të çmuar të linjave tona dhe premtojnë të na japin një stomak të sheshtë dhe lëkurë më të tonifikuar, ndërsa farat dhe frutat e thata janë një burim shumë i pasur vitaminash dhe kripërash minerale.
Duke u nisur nga këto rregulla bazë, ne kemi një listë me ushqime të shëndetshme dhe të lehta, të cilat mund t’i merrni lehtësisht me vete në punë, ose në disa raste edhe t’i gjeni në makinat shitëse, për t’i konsumuar, në mes të një vakti.
Drithërat
Në këtë rast nënkuptojmë ato natyrale, të cilat përmbajnë jo vetëm pak kalori, por edhe pak sheqerna. Shumë prej atyre që janë në treg në supermarkete kujtojnë konceptin e dietës, por kini kujdes të lexoni etiketat. Zgjidhni ato të markave organike, të cilat përdorin produkte natyrale dhe shmangni shurupet për t’i mbajtur pjesët së bashku. Në këtë mënyrë do të keni një mesvakt të shëndetshëm, të lehtë dhe të shijshëm, që jep përmbajtjen e duhur glicemike dhe proteinike.
Çokollatë e zezë
Disa kube do të qetësojnë menjëherë dëshirën tuaj për ëmbëlsirat dhe nevojën e trurit tuaj për sheqer. Vetitë e saj tashmë dihen, por është mirë të mbani mend gjithmonë se është një antidepresant i shkëlqyer dhe se falë flavonoideve lehtëson qarkullimin e gjakut. Është gjithashtu një burim i magnezit, i cili ndihmon në uljen e stresit.
Crackers
Edhe pse shpesh demonizohen, karbohidratet nuk janë armiku absolut i linjave. Të konsumuara në sasitë e duhura, ato ofrojnë nivelin e duhur të energjisë për të përballuar ditën. Pakoja klasike e crackers është aleati ideal për zyrën, veçanërisht nëse bëhet me miell integral dhe pa yndyrna të hidrogjenizuara. Ata do të mund të kënaqin urinë pa ju rënduar dhe pa tejkaluar sasinë e duhur të sheqerit.
Fruta të thata
Një studim i publikuar në Gazetën Evropiane të të ushqyerit klinik tregoi se ngrënia e bajameve larg vakteve ndihmon në uljen e oreksit pa shkaktuar shtim në peshë. Kjo është e qartë nëse hahen sasi të kufizuara. Në përgjithësi, rekomandohen jo më shumë se 8, për të pasur sasinë e duhur të yndyrës dhe proteinave dhe për të rikuperuar energjinë fizike dhe mendore. E njëjta gjë vlen edhe për arrat, lajthitë dhe stikat. Frutat e thata në përgjithësi kanë shumë përfitime, të cilat mund të shfrytëzohen edhe gjatë një diete pa rrezikuar shtimin në peshë. Kujdes vetëm me dozat, shkruan Living.al
Biskotat me oriz
Biskotat kanë një fuqi të madhe ngopëse dhe mjaftojnë disa për t’u ndjerë të kënaqur. Ato janë të mira për t’u mbajtur në sirtar në zyrë, dhe tani janë në shitje kudo. Për ata që i shohin pa shije, ka opsionet më të shijshme, por po aq të shëndetshme dhe të lehta.