Është djegur për herë të 2 brenda një muaji lokali “Zins” që është në pronësi të babait të këngëtarit të njohur të muzikës rap Noizy.
Biznesi në pronësi të Bashkim Rajku, ndodhet në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, shkruan A2cnn
Kujtojmë, se rreth 3 javë më parë lokali u përfshi nga zjarri, ku pati vetëm dëme të shumta materiale. Kjo nuk është hera e parë që bizneset e Noizy sulmohen. Kujtojmë këtu dhe shpërthimin e tritolit ndaj një dyqani veshjesh që këngëtari ka po në zonën e Durrësit.