“Kosova, toka jonë e dashur” janë brohoritjet e serbëve të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë e kremtimit të Vidovdanit që u mbajt në Manastirin e Graçanicës.
Në këtë ceremoni nuk ka munguar as djali i Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç Danilo, i cili mbante të veshur bluzën, “dorëzimi nuk është opsion”. Në bluza të qytetarëve serb pati edhe mbishkrime të tjera si Djemtë e Kosovës” e “Rrënjët e mia” të shoqëruara me harta të Kosovës.
Patriarku Porfirije ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit, duke i quajtur “vëllezër”.
“Kosova është e ngjashme me Jerusalemin, Kosova është vend i shenjtë për të gjithë ata që luten dhe që kanë besim pavarësisht përkatësisë fetare”.
Gjatë manifestimit nuk është shënuar ndonjë incident. Në afërsi të Manastirit të Graçanicës janë parë edhe vetura të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Festa e Vidovdanit zakonisht kremtohet në Gazimestan, por këtë vit është zhvendosur në Graçanicë me vendim të dioqezës së Rashkë-Prizrenit për siç kanë thënë shkaqe sigurie.