Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore që po zhvillohet në Mal të Zi, është shprehur se në këtë samit jam për të rikonfirmuar përpjekjet e Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, përcjell InLajmi.
Ndërsa kujtojmë që ky samit po mbahet në Malin e Zi, Osmani tha se përgëzon Malin e Zi dhe Presidentin Jakov Milatoviq për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetëm të bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Në samit po marrin pjesë liderë dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, ndërsa edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj e ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq.
Postimi i plotë i saj:
Krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, jam në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurtë brenda institucioneve euroatlantike.
Përgëzoj Malin e Zi dhe Presidentin Jakov Milatoviq për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetëm të bashkëpunimit të Evropës Juglindore./InLajmi/