Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, e ka mirëpritur lirimin e 3 policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga njësitë speciale të Serbisë, përcjell InLajmi
Begaj tha se Kosova dhe Serbia duhet që të kthehen në tryezën e dialogut.
Ai theksoi se duhet të zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel dhe Ohër.
Postimi i plotë i tij:
Përshëndes lirimin e 3 policëve të Kosovës. Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër. /InLajmi/