Halil Matoshi e ka quajtur skandaloze deklaratën e zëvendëkryeministrit të parë, Besnik Bislimi për lirimin e 3 policëve sot nga burgu i Kralevës pas kidnapimit të tyre nga Policia serbe.
Kjo pasi sipas Matoshit një përvojë të tillë e kishte përjetuar edhe vet kryeministri Albin Kurti i cili ishte liruar nga burgjet serbe, dhe se për këtë ai thotë se të 2 krerët qeveritarë me reagimet e tyre u dukën “shumë jashtë lojës”.
Për Matoshin, as Kurti e as Bislimi nuk kanë ide rreth procedurave penale të Serbisë, transmeton Gazeta10.
“Padyshim që është një urdhër politik i Vuçiqit, ai i kapi e ai i liroi. Problemi është që Amerika ka ndërhyrë. Dhe në në vend se me i falenderu aleatët tanë, qeveritarët tanë këqyrin me mësu Amerikën e krejt dynjanën se Serbia na qenka fajtore. Serbia është fajtore, e dinë perëndimi e Amerika sepse e nëshkuan me bomba në 99-ën. Qortimi amerikan vjen me bomba, e jo përmes pallavrave.”, deklaroi tutje Matoshi