Kryeministri Edi Rama thotë se lirimi nga pala serbe i 3 policëve të Kosovës është lajm i mirë, edhe pse i vonuar, përcjell InLajmi
Kryeministri Rama bën të ditur se është takuar në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, me të cilin ka biseduar për marrëdhënien mes Kosovës e Serbisë.
E sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes 2 vendeve, sipas Ramës, tani është i domosdoshëm de-eskalimi i menjëhershëm i situatës.
Postimi i plotë i tij:
Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!
Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të 2 palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush./InLajmi/