Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit për lirimin e 3 policëve të arrestuar nga policia e Serbisë, përcjell InLajmi.
Krasniqi është shprehur se vendimi për lirimin e Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, është lajm i mirë edhe për familjet e tyre edhe për qytetarët.
Kryetari i PDK-së gjithashtu tha se tani është radha për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike.
Tutje ai ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces.
Postimi i plotë i tij:
Lirimi i 3 policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë.
Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces.
Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike./InLajmi/