2 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në komunën e Pejës këtë të shtunë, përcjell InLajmi.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar në lidhje me vërshimet e mbrëmshme në Pejë.
Ai u ka ngushëlluar familjen për humbjet e tyre, ndërsa të lënduarve u ka uruar lëndim të shpejtë.
Postimi i plotë i tij:
I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e 2 jetëve nga përmbytjet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe shërim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reagimet e para, policinë dhe FSK-në /InLajmi/