Si rrallë herë Elvana Gjata e ka hapur zemrën pran Edi Ramës dhe podkastit të tij “Flasim” duke treguar shumë të pathëna më parë, shkruan InLajmi.
Elvana tregon se si familja e saj nuk kanë dashu që ajo të bëhet këngëtare.
“Kam një motër soprano që punon e jeton në Gjermani. Mami e babi në fillim nuk kanë dashur që të këndoj sepse ishte një vajzë e madhe që ishte këngëtare dhe më shihnin në një profesion tjetër për një të ardhme më të sigurtë”
Ajo tregon sfidat që ka pasur në karrierë sepse familja fillimishtë nuk e përkrahen.
Mami nuk ka dashur në fillimet e mia, e kam nisur pa lejen e prindërve. Natë e festivalit i kam thënë mamit e babit ejani më shikoni . Kam lindur në Tiranë, babai im ishte ushtarak, mamaja infermiere. .. Kisha ndihmën e xhaxhait. Motra ime më ka mbështetur gjithmonë.”- tha Elvana Gjata në Podcast./InLajmi/