Drejtori i shkollës ”Fan Noli”në Podujevë, Fatmir Emini ka thënë se gjendja shëndetësore e nxënësve të sulmuar nga një qen është e mirë.
Ai tha se nxënësit kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë trajtuar në Qendrën Emergjente në Podujevë.
“Një qenë i racës belg ka hyrë në objektin e shkollës tonë në hollin e korridorit të parë dhe më pas punëtorët teknik e kanë larguar nga korridori dhe ka dal jashtë oborrit të shkollës. Në rastin kur e ka larguar nga oborri kanë qenë tre nxënës të shkollës tonë të cilët janë sulmuar nga ky qenë dhe tre kalimtarë të rastit. Me këtë informacione janë njoftuar polica, Qendra Emergjente në Podujevë dhe i kanë marrë të gjitha trajtimet e nevojshme, ku tashmë gjendja e tyre shëndetësore është mirë dhe me lëndime të lehta trupore”, ka thënë ai
Ai më tej, tha se doktoresha i ka udhëzuar nxënësit e sulmuar nga qenë për në Klinikën Infektive në Prishtinë, shkruan Teve1
“3 nxënës janë sulmuar ndërsa tjetër janë lënduar duke ikur nga qeni. Me tu kthyer me drejtorin e Arsimit unë i kam kontaktuar të gjithë prindërit e nxënësve të lënduar dhe ata më kanë konfirmuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Megjithatë kemi diskutuar edhe me doktoreshën Bedrie Rama dhe ajo i ka udhëzuar për Qendrën Infektive në Prishtinë. Kanë qenë nxënës së klasës së 10 dhe sulmi ka ndodhur gjatë kohës sa ishte ndërrimi i parë. Nuk e dimë nga ka ardhur ai qenë, nuk e dimë kush është pronari, por qeni nuk ishte endacak”, tha Emini