Është dita e 27-të që qytetarët e komunitetit serb po protestojnë para objektit të Komunës së Leposaviqit. Veçse këtë ditë, ata ishin në një numër shumë të vogël.
Paralel me protestat e tyre, po reziston edhe kryetari i kësaj komune. Lulzim Hetemi edhe pas më shumë se 3 javësh, po qëndron brenda zyrës së tij.
Teksa për sigurimin e objektit po përkujdesen pjesëtarët e KFOR-it.
Numër i vogël protestuesish u pa edhe në komunën Zveçanit.
Edhe aty qytetarët të vendosur nëpër tenda në rrugë po e kundërshtojnë kryetarin e ri shqiptar.
Ndërkaq situatë krejtësisht tjetër ishte në komunën tjetër veriore, Zubin Potok, shkruan Teve1
Ajo çka u pa aty ishte numri i madh i zyrtarëve policorë rreth objektit komunal. Në asistim të tyre ishin edhe pjesëtarë të KFOR-it turk. Kurse, në rrugët e qytetit nuk u pa asnjë protestues.