Janë varrosur 3 anëtarët e familjes Pacolli, që humbën jetën në aksidentin në lumin Lepenc.
Shumë qytetarë u mblodhën në varrezat e qytetit në Arbëri të Prishtinës, për t’i përcjellur për në banesën e fundit, Naim Pacolli Merita Visoka-Pacolli dhe Ermal Pacolli.
Kujtojmë, shoferi që drejtonte veturën tjetër me të cilën u ndesh ajo e familjes Pacolli, tashmë është arrestuar, shkruan lajmi.net
Me t’u përplasur, vetura e tyre ra në lumin Lepenc, kurse njëri anëtar i familjes, djali Shkëlqimi ia doli të kërcente, për t’i shpëtuar kësaj tragjedie.