Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur kryesin e partisë.
Në selinë e VV-së kanë arritur kryeparlamentari Glauk Konjufca, deputeti Rexhep Selimi, Arbërie Nagavci e Fitore Pacolli.
Ndërkohe edhe pse në media është raportuar për një takim të mundshëm mes kreut të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, një gjë e till nuk është konfirmuar ende.
Zëdhënësi i VV-së Arlind Manxhuka ka thënë për lajmi.net se ende nuk ka asgjë zyrtare.
“Deri tani nuk ka asgjë zyrtare sa i përket takimit mes Kurtit e Mustafës”, ka thënë shkurt Manxhuka për lajmi.net.
Gjatë ditës së djeshme të dyja partitë kanë deklaruar se janë të gatshme për të vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshje për koalicion qeverisës.