Deputeti shqiptar në Serbi Shaip Kamberi tha se ndaj 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe dyshohet se është ushtruar dhunë.
Kjo, sipas tij pasi duket që Serbia po kërkon kohë për rikuperim të policëve që të vijnë në gjendje më të mirë.
“Ndaj tre policëve dyshohet se është ushtruar dhunë, pasi duket që Serbia po kërkon kohë për rikuperim të policëve që të vijnë në gjendje më të mirë. Kjo nga për përvoja që kam me forcat speciale serbe në Preshevë kur arrestonin të rinjtë. Fakti që DASH kërkon lirimin e tyre pa kushte do të thotë se ka të dhënat që i ka KFOR por për arsye politike po mbahet e heshtur e vërteta”, është shprehur Kamberi në Euronews Albania