Një veturë me targa të Republikës së Kosovës është aksidentuar në rrugën Shkup-Bllacë.
E njëjta ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Lepenc.
Indeksonline raporton se në veturë ka qenë një familje katër anëtarëshe.
Djali 20 vjeçar ka shpëtuar, teksa tre familjarë të tjerë të tij ka katër orë që nuk po gjinden.
Uji i rrëmbyeshëm është duke vështirësuar procesin e kërkimit, teksa nuk po gjindet as vetura me të cilin ishin duke udhëtuar.
Njësitet emergjente janë aktivizuar në operacion të kërkim-shpëtimit raporton IndeksOnline.
Në vend të ngjarjes kanë shkuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me zëvendësministrin të Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushin