Ukshin Hoti ka lindur më 17 qershor 1943 në Krushë të madhe në komunën e Rahovecit të Kosovës, përcjell InLajmi
Është një ndër intelektualet më të arsimuar në Kosovë! Ai kishte qenë edhe ligjerues në disa universitete në SHBA ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar. Historia e zhdukjes së Ukshin Hotit mbetet e mistershme. Njeriu që punoi shumë për filozofinë e çlirimit të Kosovës, i përndjekur vazhdimisht nga forcat jugosllave, prej majit të vitit 1999, ka humbur gjurmët.
Më 16 maj 1999, atëherë kur lufta kishte marrë përmasa të mëdha, Ukshin Hoti arrin ta përfundojë dënimin e tij politik në burgun e Dubravës. Por dhe pse u lirua ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi./InLajmi/