Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, në konferencë për media ka thënë se Kosova duhet ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe.
Escobar teksa ka cituar qëndrimin e BE-së ka thënë se është jo-evropiane që të ndalohet lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve dhe për më tepër s’ka as bazë ligjore.
Emisari amerikan thotë se përkrahin pozicionin e BE-së dhe konsiderojnë se një veprim i tillë i Kosovës është një eskalim i panevojshëm i një situatë tashmë të tensionuar, shkruan GazetaExpress.
“Ne besojmë se duhet ta heqin ndalesën për mallrat serbe. BE beson që është jo-evropiane për të ndaluar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, por edhe s’ka bazë ligjore. Ne si SHBA mbështesim një pozicion të tillë dhe konsiderojmë si një eskalim të panevojshëm të një situatë që është e tensionuar”, ka thënë Escobar.