5 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një autobusi dhe një veture, tek ish-shkolla teknike në Prishtinë, saktësisht në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurri” dhe rrugën “Haxhi Zeka”, përcjell InLajmi
Lajmin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Policisë së Kosovës të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurri” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut /InLajmi/