Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është duke arrestuar kriminelët, ndërsa sipas tij, Serbia është duke rrëmbyer policët e Kosovës, përcjell InLajmi
Sveçla ka theksuar Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e shefit të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”.
Ndryshe, autoritetet në Serbi nuk kanë ofruar informacione lidhur me 3 zyrtarët e Policisë së Kosovës, për të cilët autoritetet e Kosovës besojnë se janë rrëmbyer nga Serbia.
Postimi i plotë i tij:
Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune. Ne arrestojmë kriminelët, ata rrëmbejnë policët. Llune është një autor sistematik i dhunës që do të përballet me drejtësinë. Të dhënat e tij tregojnë krime të kryera me urdhër nga Beogradi /InLajmi/