3 policë patrullues të kufirit u kidnapuan të mërkurën nga një njësit special i policisë serbe, sipas Policisë së Kosovës, “thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës”, përcjell InLjami.
Për këtë rast reagoi deputeti Haki Abazi i cili tha se Serbia ka aleat Rusinë për të vazhduar në kursin e saj të destabilizimit të Ballkanit.
Kursi destabilizues i Serbisë me aleatin e saj, sipas deputetit Abazi ka qëllimi vendosjen e hegjemonisë dhe dominancës rajonale dhe shtimin e pazarit për Rusinë kundrejt Evropës dhe SHBA-së.
Tutje thekson ai se Kosova duhet që të dalë nga kurthi i Serbisë ku kemi rënë.
Ndërkohë, Abazi kujton prioritetet që institucionet e vendit duhet të fokusohen, përfshirë këtu garantimi i integritetit territorial dhe funksionimi i institucioneve vitale përfshirë edhe një diplomaci aktive për të rivendosur kanalet e komunikimit me kryeqytetet e vendeve demokratike.

Postimi i plotë i tij:
Serbia ka aleat Rusinë për të vazhduar në kursin e saj të destabilizimit të Ballkanit me qëllim të vendosjes së hegjemonisë dhe dominancës rajonale dhe shtimin e pazarit për Rusinë kundrejt Evropës dhe SHBA-ve. Duhet të dalim nga kurthi i Serbisë ku kemi rënë.
Kosova dhe shqiptarët janë në pozicionin e vështirë përmbrenda përpjekjeve dhe qëllimeve të botës demokratike për të zvogluar hapësirën manovruese e qëllimkeqe të Rusisë por edhe Kinës për një vatër tjetër konflikti në Ballkan.
Lufta në Ukrainë, inflacioni, tensionet në Taiëan, krizat e hapura në Siri, Libi, Sudan dhe gjetiu e posaqërisht beteja për konsoldimin e bllokut të BRIC-ut janë në rrethana rënduese në marrëdhëniet e Kosovës me botën demokratike sepse ato janë prioritete të angazhimit të diplomacisë dhe potencialit kundërshtues të botës demokratike.
Përmbrenda Kosovës nuk po shihet që ka as seriozitet, as gadishmëri por as edhe kapacitet për të kuptuar dhe për te sinkronizuar interesat afatgjata e strategjike të vendit tonë me shtetet dhe insitucionet e botës demokratike. Kurti ka zgjedhur rrugën e gabuar për të realizuar të drejtën e Kosovës për veprim institucional.
Në këtë moment lista e prioriteteve duhet të jetë:
Garantimi i integritetit territorial dhe funksionimi i insitucioneve vitale përfshirë edhe një diplomaci aktive për të rivendosur kanalet e komunikimit me kryeqytetet e vendeve demokratike
Kthimi i policëve të kidnapuar
Lirimi i qytetarëve Kosovar të arrestuar në Serbi
Ndërtimi i koncenzusit dhe kohezionit gjithëpartiak
Koordinimi i afërt dhe i rregullt me Shqipërinë
Shtendosja e situatës në veri
Kthimi normalitetit në jetën e përditshme
Luftimi i krimit dhe korrupcionit në gjithë territorin e republikës
Kosova e zhvilluar dhe e ardhmja saj si pjesë e familjes euroatlantike është më e rëndësishme se çfarëdo arsyetimi dhe diskursi i momentit apo fati i individëve që kanë edhe përgjegjësi të mveshur me votë. Me kokë të ftohët duhet reflektuar dhe vepruar në këtë fazë të realitetit që na rrethon, pa humbur fokusin nga e ardhmja dhe qëllimet tona si komb Evropian. Dëmi i shkaktuar është shumë i madh tanimë por kjo nuk do të thotë që duhet thelluar dimensionet e këtij dëmi dhe afatin e rikthimit në procese integruese e bashkërenduese. /InLajmi/