3 zyrtarëve policorë pasditen e së mërkurës u kidnapuan nga policia serbe, brenda territorit të Kosovës, në zonën kufitare me Serbinë, përcjell InLajmi.
Për këtë veprim nga ana e Serbisë reagoi deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj i cili tha se e dënon ashpër këtë veprim të shtetit serb.
Ai tha se veprimet e Beogradit meritojnë dënim të fortë dhe Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e saj agresive ndaj Kosovës
Postimi i plotë i tij:
E dënoj ashpër rrëmbimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia, brenda territorit të Kosovës. Veprimet e pamatura të Beogradit, të cilat vazhdimisht provokojnë tensione në rajon, meritojnë dënim të fortë dhe Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e saj agresive ndaj Kosovës! /InLajmi/