
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për shkak të situatës së krijuar së fundmi, u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi, përcjell InLajmi.

Kjo thirrje e ministrisë vjen për të shmangur çfarëdo incidenti të mundshëm në këtë situatë të tensionuar.
Duke marrë parasyshë se udhëtimet janë të domosdoshme, ministria kërkon nga qytetarët të përdorin rrugë alternative për udhëtim.
Njoftimi i plotë i MPJD-së:

MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd.
Marrë parasysh zhvillimet e fundit, dhe duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, me qëllim të shmangies të çfarëdo incidenti, MPJD fton qytetarët që të përdorin rrugë alternative për udhëtim. /InLajmi/