Avokati kosovar Arianit Koci, ka reaguar pas kidnapimit të 3 policëve në veri të vendit duke thënë se si është e mundur se 3 policë janë kidnapuar pa e shkrepur asnjë plumb në kufirin me Serbinë, përcjell InLajmi
Koci shtoi se kur gjendja është e tensionuar policia do të duhej të kishte një plan operativ dhe të shkonte në grupe më të mëdha.
Ndryshe pasditen e kësaj të mërkure 3 policisë kosovar janë kidnapuar nga policia serbe.
Postimi i plotë i tij:
1.
Si është e mundur që 3 policë janë kidnapuar, pa e shkrepur asnjë plumb, në kufirin me Serbinë?
Çka kanë qenë duke bërë?
Një e di sigurt: nuk kanë qenë në terren të panjohur.
2.
Kur është gjendja e tensionuar, a nuk ishte dashur që policia të ketë një plan operativ dhe të shkoj në grupe më të mëdha, sidomos aty ku parashihet se mund të ketë incidente? /InLajmi/