Mesditën e së mërkurës, 3 policë kufitarë dyshohet se janë kidnapuar në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda territorit të Kosovës, përcjell InLajmi
Për këtë rast reagoi deputeti i VV-së Dimal Basha i cili kërkoi që ndërkombëtarët t’i vënë sanksione Vuçiqit, të cilin ai e quajti “vëlla të Putinit”.
Ai shtoi se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk do të ndalen në shtrirjen e sovranitetit.
Postimi i plotë i tij:
Milicia e Vuçiqit ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës.
Serbia duhet t’i liroj urgjentisht, dhe bashkësia ndërkombëtare t’i vë sanksione vllaut të Putinit që po ndjek rrugën e shefit të tij Millosheviç!
Sjelljet e tilla kriminale vetëm çka eskalojnë situatën, por asnjëherë nuk frikojnë Policinë tonë, dhe as nuk na ndalin në rrugëtimin tonë në shtrirjen e sovranitetit. /InLajmi/