Mesditën e së mërkurës, 3 policë kufitarë dyshohet se janë kidnapuar në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda territorit të Kosovës, përcjell Inlajmi.
Sipas njoftimit zyrtarë nga Policia e Kosovës, thuhet se policët ishin me detyrë në atë zonë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.
Në mediat serbe janë publikuar edhe pamje të momentit kur policët kosovarë janë prangosur nga policia serbe. /InLajmi/