Zhvillimet e fundit poiltike në vend dhe situata e tensionuar në veri, ka nxitur kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn që të “zbrazë” një mal kritika ndaj qeverisjes aktuale, ndërsa është shprehur se shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti është “urgjencë kombëtare”, përcjell InLajmi
Haradinaj ka renditur fushat në të cilat kryeministri Kurti ka dështuar, e këtu përmend edhe prishjen e raporteve me aleatët.
Kreu i AAK-së, shkon edhe më larg ndërsa akuzon Kurtin për korrupsion e hajni.
Sipas tij, kryeministri Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri.
Postimi i plotë i tij:
I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi;
I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni;
I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë;
I kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri;
S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti.
Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare! /InLajmi/