Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mufalil Bajçinovcika reaguar pasi kryeminsitri shqiptar Edi Rama tha se është anuluar mbledhje e 2 qeverive përcjell InLajmi.
Bajçinovci tha se Rama po tregohet dorëshlirë karshi interesave kombëtare,
Ai tha se fundi asnjëherë nuk ka qenë i mirë dhe se historia i njeh veprat e jo arsyetimet.
Postimi i plotë i tij:
Nuk janë të paktë shembujt në histori, përfshirë edhe historinë e re, kur politikanë para fundit të tyre e në kërkim të shpëtimit janë treguar dorëshlirë me interesat kombëtare. Rama duket të jetë i radhës. Tjetër shpjegim është vështirë të ketë për sjelljet e tij.
E megjithatë fundi për ta nuk ka qenë asnjëherë i mirë. Historia i njeh vetëm veprat. Jo arsyetimin e as pishmanin./InLajmi/