Kryeministri Rama e ka konfirmuar se nuk do të ketë mbledhje mes 2 qeverive.
Ai gjithashtu shtoi se gjatë pasdites ka folur me Borrellin, ndërsa i kishte propozuar Kurtit një takim në Gjakovë, por në një format tjetër.
Siç tha i pari i ekzekutivit shqiptar, Kurti nuk pranoi një gjë të tillë.
Si rrjedhojë, duke parë këtë distancë mes Kosovës dhe vendeve të Perëndimit, një mbledhje e nesërme është e pamundur të mbahet.