Ai, në Atlantic Council me Ilva Tare, ka theksuar se votuesit e tij nuk do të jenë në gjendje që t’i dërgojnë të hollat e tyre në një pjesë ku nuk ruhet paqja nga liderët e 2 shteteve, duke kritikuar kështu kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Të vetmen çështje që unë e kam thënë, është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezencë ushtarake në Kosovë, jemi krenare për këtë. Ne kemi rritje të bashkëpunimit ekonomik me Serbinë, edhe një rritje të marrëdhënieve me Serbinë, pasi Serbia është duke bërë më shumë për Ukrainën duke e ndihmuar në luftën kundër Rusisë”.
“Mesazhi im është shumë i thjeshtë, elektorati im nuk do të jetë i gatshëm që të dërgojë para në këtë rajon, nëse ata nuk shohin liderë që duhet të marrin hapa të nevojshëm për të ruajtur paqen. Unë mendoj se disa prej hapave të marrë në veri përgjatë 30 ditëve të fundit kanë qenë panevojshëm provokativ”, transmeton Klan Kosova
“Mesazhi im për të 2 liderët është se dua bashkëpunim më të thellë mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të ndodhë kur të dy liderët do të marrin hapat e nevojshëm ta kthyer situatën në rrugën e duhur”,ka thënë Murphy.