Këtë të Martë ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama i cili ka postuar foto nga kantieri në Aeroportin e Vlorës, përcjell InLajmi.
Rama tha se kjo sipërfaqe po merr formë dita-ditës e që do të jetë një rrugë më e shkurtër për ta vizituar jugun e Shqipërisë.
“Mirëmëngjes dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës që ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës, për ta shndërruar atë në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë. /InLajmi/