Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova është e lirë dhe sovrane falë përkushtimit të popullit dhe aleatëve, përcjell InLajmi
Bislimi deklaroi se në këtë ditë nderohen sakrifica e të rënëve dhe kontributi i NATO-s.
Më tej ai shtoi liria u bë realitet po në këtë datë dhe se tani Kosova është e lirë, sovrane dhe demokratike
Postimi i plotë i tij:
24 vjet më parë, Kosova u çlirua nga Serbia. Liria jonë u bë realitet. Ne nderojmë sakrificën e të rënëve dhe kontributin e NATO-s. Falë përkushtimit të popullit dhe aleatëve tanë për drejtësi dhe çlirim, Kosova është e lirë, sovrane dhe demokratike /InLajmi/