Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka thënë pa mbeldhjes së këshillit se përgjegjësia për themelimin e institucioneve bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se kjo parti ka shprehur se janë të gatshëm ti vazhdojnë bisedimet me LVV, dhe se sipas tyre pushtetet duhet të jenë të balancuara dhe përgjegjësitë e përbashkëta janë jetike për funksionimin e koalicionit të mundshëm.
Komunikata e plotë:
Kryesia e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs, nё mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatёn pas Konstituimit tё Kuvendit tё Kosovёs.
DK-ja vlerёson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve.
LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet.
LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.
LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve.
LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre./InLajmi/