Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rrahja mes 2 personave në Prishtinë ka përfunduar me të shtëna armësh, përcjell InLajmi
Nga Policia e Kosovës më tej u bë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 4 gëzhoja.
Sipas policisë si pasojë e rrahjes një person ka mbetur i lënduar, teksa personi i dyshuar si i përfshirë në rrahje ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Ka ndodhur një konflikt/ rrahje në mes të dy personave meshkuj kosovarë, ku gjatë konfliktit dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja. Viktima i cili ka pësuar lëndime trupore ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore /InLajmi/