“Qytezat e Neskuchne dhe Blagodatnoye janë tashmë nën kontrollin e tyre. Fshati Storozhevoye gjithashtu është pushtuar nga Kievi, dhe prej andej armiku po i drejtohet fshatit Makarovka. Në bregun tjetër të lumit Mokry Yaly, armiku po sulmon trupat tona në fshatin Urozhaynoye”, u shpreh Prigozhin.
Bëhet fjalë për digën e ndërtuar mbi lumin Mokry Yaly, dëmtimi i të cilës ka shkaktura përmbytje të mëdha në të dyja anët e bregut, tranemton A2CNN.
Edhe këtë lëvizje trupat e Ukrainës e shpjegojnë me përpjekjet e fundit të pushtuesve për të ndaluar kundërofensivën e cila tashmë po shënon dhe rezultatet e para.