Qendra e monitorimit, CEMI ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot.
Sipas të dhënave paraprake, Aleanca Shqiptare ka fituar 1.3 % të votave, gjegjësisht do të përfaqësohet me një deputet në parlamentin malazez. Edhe Forumi Shqiptar ka fituar një mandat në saje të 1.9 % të votave.
Ndërkohë, lëvizja që e ka udhëhequr presidenti aktual malazez, Jakov Milatoviq, “Evropa Tani” ka fituar 25.5 % të votave, sipas të dhënave paraprake të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, raporton rtcg.
Koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) fitoi 23.2% , transmeton Telegrafi
“Për të ardhmen e Malit të Zi” ka fituar 15.5 % ndërsa koalicioni “Hrabro se broji” – Demokratët dhe GP URA e Dritan Abazoviqit fitoi 12.5 %|