Shkëlyqesit e tejdukshëm, “labelë” hidratues, shkëlqyes në trajtë vaji, të gjitha këto kanë zotëruar plotësisht kategorinë e buzëve gjatë viteve të fundit.
Për shkak të fiksimit të kohëve të fundit me shkëlqyes të frymëzuar nga vitet ’00, buzëkuqët e lëngshëm mat kanë kaluar në plan të dytë.
Megjithëse pas një trendi gati 3-vjeçar me shkëlqimin, një epokë e re e buzëve mat është këtu!
Ju e dini që ngjyrat e errëta mat në buzë kanë qenë shumë “in” përpara disa viteve, që në fund të vitit 2015 ose në fillim të 2016-ës e deri në vitin 2020.
Atëherë, Kylie përdori një strategji të mirë marketingu dhe papritmas, ngjyrat e errëta mat ishin kudo.
Kësaj here, jo vetëm falë Kylie-t, trendi është kthyer përsëri!
Nëse doni të eksperimentoni me buzë mat, por nuk jeni të sigurt për ngjyrat e errëta, mund të filloni me tone më të hapura, shkruan Anabel Magazine.
E rëndësishme është që të gjeni buzëkuqë që i hidratojnë buzët edhe nëse nuk kanë shkëlqim.