27 persona, kryesisht fëmijë u vranë nga shpërthimi i një predhe mortajë pranë qytetit Corioli në rajonin Lower Shabelle të Somalisë të shtunën.
“Fatkeqësia ndodhi pranë qytetit të Corioli. Ata po luanin me një predhë mortaja të pashpërthyer e cila shpërtheu papritur”, tha Abdi Ahmed, zëvendëskomisioneri i qarkut të Corioli, sipas Reuters.
Banorët thanë se granatat e pashpërthyera, me të cilat po luanin fëmijët, po përdoreshin nga fraksionet ndërluftuese në Somali, shkruan Euro News.
“Ne po kërkojmë nga qeveria dhe agjencitë qeveritare ndihmë për të pastruar minat dhe predhat nga ajo zonë”, shtoi Ahmed.