Kryetari I AAK-së Ramush Haradinaj në 145 vjtorin e themelimit të Liudhjes Shqiptare të Prizrenit ka thënë se kjo ngjarje ishte nga më të mëdhatë që kanë pasur shqiptarërt, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se shumë shqiptar në kohën e atëhershme duke e ndjerë rrezikun që po u vinte popullit tonë u mbledhen dhe u betuan njëzëri për të mbrojtur vilajetet shqiptare.
Ai tha se Pas Lidhjes së Lezhës, kjo ngjarje mbetet lidhja më e madhe e shqiptarëve, e cila është njëkohesisht themel i të drejtave të shqiptarëve në vazhdimësi
Postimi i plotë i tij:
145 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit.
Sot, kujtojmë njërën ndër ngjarjet më të mëdha në historinë e popullit shqiptar, Lidhjen e Prizrenit.
Shumë shqiptarë të zotë të asaj kohe, duke e ndjerë rrezikun që popujt fqinj do të lakmojnë në tokat e atdheun e tyre, më 10 qershor 1878, krijuan organizimin e parë politik të vilajeteve shqiptare, me të vetmin qëllim, ruajtjen e integritetit territorial të tokave shqiptare!
Pas Lidhjes së Lezhës, kjo ngjarje mbetet lidhja më e madhe e shqiptarëve, e cila është njëkohesisht themel i të drejtave të shqiptarëve në vazhdimësi.
Përjetësisht mirënjohës gjithë atyre atdhetarëve që i prinë popullit shqiptar në ato rrethana aspak të lehta. Njëkohësisht, shprehim respekt për gjithë ata që ruajtën vazhdimësinë e paraardhësve tonë që në qershorin e 1999 Kosova ta fitojë lirinë e saj./InLajmi/