• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 3 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 10 qershor ndër vite?!

V E nga V E
10 June 2023
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
39
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

10 Qershori është dita e 161-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 204 ditë.

323 pes – Vdiq Aleksandri i madh – disa kanë argmentuar se vdiq më 13 qershor, të tjerë japin datën 11 ose 10 qershor – në shënimet e bashkëkohësve thuhet se Aleksandri vdiq nga ethet; pija e tepruar; nga helmi; dyshimin e hedhin edhe mbi Aristotelin, për të cilin thonë se përgatiti helmin dhe ia dërgoi Aleksandrit si të ishte ilaç – pak kohë më parë, në gjak-nxehtësi e sipër, Aleksandri kishte vrarë Kalistenin, nipin e Aristotelit dhe filozofi ndoshta ‘morri gjakun’. Aleksandri lindi në Pella, Maqedoni më 20 korrik, 356 pes, nga mbreti Filip II dhe mbretëresha Olimpia, që ishte bija e mbretit të Epirit, Neoptolem. Mësimet e herëshme Alekandri i mori nga Leonidha, që i mësoi atij matematikë, kalërim dhe përdorimin e harkut. Mësuesi tjetër ishte Lisimaku, i cili përdorte improvizime prej aktori për të kapur vëmendjen e princit, të cilit i pëlqente kur ai imitonte Akilin. Në vitin 343 pes, mbreti Filip punësoi filozofin Aristotel. Gjatë tre viteve, Aristoteli, jo-grek, jo-maqedonas (një traditë thotë se ishte ilir), i mësoi Aleksandrit filozofi, poezi, dramë, shkencë e politikë. Duke lexuar Iliadën e Homerit, Aleksandri filloi të ëndërrojë luftra – për këtë arsye Aristoteli krijoi një version të shkurtuar të Iliadës, të cilën Aleksandri e mbajti me vete në fushatat e tij ushtarake. Gjatë kohës si mbret i Maqedonisë (336-323 pes), Aleksandri bashkoi qytet-shtetet greke, rikrijoi Lidhjen e Korintit, u bë mbret i Persisë, Babilonisë dhe Azisë, krijoi koloni në Iran. Ndërsa bënte plane për pushtimin e Kartagjenës dhe Romës, Aleksandri vdiq në Babiloni, Persi. Vdekja e tij trishtoi maqedonasit, hidhëroi ilirët, hodhi grekët në rebelim; territoret e pushtuara prej tij u ndanë mes gjeneralëve – secili mbajti në zotërim zonat që kishte nën kontroll, siç ndodhi me Ptolemeun, i cili themeloi dinastinë e tij 350 vjeçare në Egjipt.

1190 – Kryqëzata e tretë: Frederik Barbarossa mbytet në lumin Salef gjatë kalimit me ushtrinë e tij për në Jeruzalem. Frederik i parë Barbarossa, mbret i Gjermanisë prej vitit 1152, kishte luajtur rol në bashkimin e fiseve gjermanike. Mbytja në lumë, ndërpreu edhe ëndrrën e tij për krijimin e një Perandorie të Evropës Qendrore, megjithëse la pas shembullin se një sundimtar i fortë është në gjendje të vendosë paqe.

1329 – Beteja e Pelekanonit rezulton në humbjen e trupave bizantine përballë atyre të Perandorisë Osmane. Ushtria bizantine u mund, dhe prej asaj kohe nuk bëri më përpjekje për marrjen e territoreve të humbura.

1692 – Amerikë: Salemi gjykon magjistaret: Brixhid Bishop dënohet me varje në litar në Salem, Massachusetts, “për kryerje të magjive që kishin çoroditur mendjet e banorëve”.

1793 – Muzeu ‘Jardin des Plantes’ hapet në Paris – një vit më vonë, bëhet Kopshti Zoologjik i parë publik.

1793 – Revolucioni Francez: Pas arrestimit të udhëheqësve Girondinë, Jakobinët marrin kontrollin e plotë të Komitetit të Sigurisë Publike, duke vendosur Diktaturën Revolucionare.

1878 – Shqiptarët themelojë Lidhjen e Prizrenit për t’iu kundërvënë vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Traktatit të Shën Stefanit, si pasojë e të cilit trojet shqiptare i merreshin perandorisë osmane për t’iu dhënë shteteve të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Lidhja u shtyp 3 vjet më vonë nga osmanët, por shkëndija e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ishte ndezur.

1886 – Shpërtheu vullkani në malin Tarawera në ishujt veriorë të Zelandës së Re, duke shkaktuar vdekjen e 153 personave.

1916 – Shpërthen revolta arabe e udhëhequr nga Lawrenc i Arabisë kundër Perandorisë Osmane.

1924 – Shqipëri; Në orët e para të mëngjesit, në momentin e fundit, Ahmet Zogu ikën nga Tirana me rreth 600 besnikët e tij matjanë. Pas përleshjeve maleve me forcat e Bajram Currit, Zogu u detyrua të kalonte në Jugosllavi. Fati i Shqipërisë tani mbeti nën drejtimin administrativ dhe ushtarak të Fan Nolit. Këshilli i regjencës prej katër anëtarësh pushoi së ekzistuari; Gjon Çoba dha dorëheqjen, Xhafer Ypi dhe Refik Toptani ikën bashkë me Zogun, ndërsa Sotir Peci, u tërhoq në Korçë.

1940 – Italia zyrtarisht u shpall luftë Britanisë së Madhe dhe Francës gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Po këtë datë edhe Gjermania pushton Norvegjinë.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt denoncon si “thikë në shpinë” veprimet e Italisë, në ceremoninë e diplomimit të Universitetit të Virxhinias. Po këtë ditë, Italia i shpall luftë Francës dhe Britanisë, duke marrë hapur anën e gjermanëve.

1963 – SHBA; Hyri në fuqi Legjislacioni për heqjen e pabarazisë së pagave në bazë të gjinisë. Ligji u nënshkrua nga presidenti John F. Kennedy, si pjesë e Programit të tij ‘New Frontier’.

1967 – Lufta Gjashtë-Ditëshe përfundon: Izraeli dhe Siria të bien dakord për armëpushim.

1977 – Apple II, një nga kompjuterat e parë personalë, del në shitje në SHBA.

1980 – Në Afrikën Jugore, Kongresi i Shteteve Afrikane lëshon një komunikatë nga lideri i burgosur, Nelson Mandela, në të cilën ai bën thirrje që mbështetësit e lëvizjes antiaparteid të ngrihen për këtë çështje.

1996 – Bisedimet paqësore fillojnë në Irlandën Veriore pa pjesëmarrjen e Sinn Feinit.

1997 – Komunizëm kamboxhian: Para se të largohej nga bastioni i tij verior, udhëheqësi Khmer Rouge, Pol Pot, urdhëroi vrasjen e ministrit të tij të Mbrojtjes, Son Sen dhe të 11 anëtarët e familjes Sen.

1999 – Lufta në Kosovë: NATO pezullon sulmet e saj ajrore pasi presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçi, bie dakord të tërheqë forcat e tij nga Kosova.

1999 – Miratohet Rezoluta 1244 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

2007 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizita e parë e një presidenti amerikan në Shqipëri.

Lindje

1915 – Saul Bellow, shkrimtar amerikan, nobelist

1934 – Sotir Capo, piktor shqiptar (V. 2012)

1942 – Muharrem Berisha, matematikan, akademik dhe profesor shqiptar (V. 2010)

1943 – Alfred Kanini, shkrimtar, publicist dhe gazetar shqiptar (V. 2011)

1959 – Carlo Ancelotti, trainer futbolli italian

1969 – Xhejlane Godanci, aktore

Vdekje

1976 – Adolf Zukor, Producent filmi hungarezo-amerikan, bashkëthemelues i Paramount Pictures (L. 1873)

1987 – Elizabeth Hartman, aktore amerikane (lindi më 1943)

1988 – Louis L’Amour, shkrimtar amerikan (lindi më 1908)

2000 – Hafez al-Assad, Presidenti i Sirisë (lindi më 1930)

2003 – Donald Regan, shefi i shtabit amerikan dhe Sekretar i Thesarit të SHBA-së (lindi më 1918)

2003 – Dr Phil Williams, shkencëtar dhe politikan uellsian (lindi më 1939)

2004 – Ray Charles, muzikant amerikan (lindi më 1930)

 

Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

Të gjitha në një ditë, diell, vranësira, rebeshe shiu dhe në disa vende edhe breshër

Postimi tjetër

Reçel nga luleshtrydhet!

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 tetor ndër vite?

27 October 2025
Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 24 shtator ndër vite?

24 September 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 16 shtator ndër vite?

16 September 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 gusht ndër vite?

27 August 2025
Postimi tjetër
Reçel nga luleshtrydhet!

Reçel nga luleshtrydhet!

Lajmet e fundit

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

2 January 2026
Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

2 January 2026
Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

2 January 2026
Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

2 January 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

2 January 2026
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

2 January 2026
Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu