Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka kritikuar partitë opozitare për mungesën e shpjegimeve në ndarjen e tyre me Qeverinë e Kosovës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar partitë opozitare për reagimet e tyre ndaj situatës politike në Kosovë.
Limaj ka vënë në dyshim deklarimet e opozitës, duke pyetur se çfarë shpjegimi kanë ata për qytetarët përveçse të mos pajtohen. Ai e ka vlerësuar këtë si një mangësi në përkushtimin e tyre për t’i shpjeguar qytetarëve pse ata qëndrojnë kundër politikave të qeverisë aktuale.
Ai ka kritikuar opozitën për sjelljen e tyre që, sipas tij, temë kryesore është prishja e shtetit më shumë se marrëdhënia e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar.
Sipas tij, ndërkombëtarët po thonë se procesi i Kosovës po prishet, duke krahasuar këtë situatë me prishjen e shtëpisë së vendit.
Limaj ka thënë se kryesorja nuk është nëse ndërkombëtarët po flasin apo jo, sipas tij, ata po tregojnë se “është duke u kall shtëpia”,
“Qytetarët e Kosovës gati janë duke u bërë indiferent nga sjellja e kësaj politike. Detyra e opozitës është me ngjallë me dhënë shpjegime, cili është shpjegimi i tyre? Çfarë shpjegimi kanë, përveç nuk pajtohen, dhe po na prishin marrëdhëniet me ndërkombëtarët edhe mbaroi filmi. Ti çfarë roli ki, çfarë po bën ti që mos të prishën marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët”, ka deklaruar ai në Debat Plus.
“Kryeministri ka mendimin e vet, por me dal me thënë që ne jemi ndryshe, dhe jo me 2 fjalë që po na prishin marrëdhëniet. Pasi është ndërkombëtarët po thonë se është duke u prishur procesi i Kosovës, janë duke thënë se është duke u prishur shtëpia juaj mos keni gajle ju me neve, por po prishet vendi i juaj. Shqetësimi kryesor është a po na flet apo jo ndërkombëtari, ai po thotë është duke u kall shtëpia”, ka thënë tutje ai në Debat Plus.
Ai ka shprehur shqetësimin se ndarja dhe mosmarrëveshjet brenda opozitës dhe Qeverisë po i japin mundësi kundërshtarëve politikë, siç është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, për të përfituar dhe për të shkatërruar marrëdhëniet e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar, shkruan Dukagjini.
Limaj ka deklaruar se opozita duhet të jetë më aktive në ofrimin e shpjegimeve dhe në komunikimin e qartë me qytetarët dhe ndërkombëtarët