Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës, që po mbahet këtë të enjte, ka bërë të ditur se Projektligji për Zgjedhjet Nacionale është i përbërë prej 130 neneve, por vetëm 92 prej tyre janë rihartuar sepse pjesa tjetër ka pësuar ndryshime, raporton InLajmi.
Tahiri theksoi se ky projektligj përbëhet prej 21 kapitujve ndërsa shtoi se janë marrë përsipër edhe rekomandimet e vëzhguesve të BE-së dhe grupeve parlamentare.

“Në Projektligjin për Zgjedhjet Nacionale prej 130 neneve gjithsej, 92 janë rihartuar apo shkruar komplet, pjesa tjetër ka pësuar ndryshime. Projektligji përbëhet prej 21 kapitujve, derisa ka trajtuar rekomandimin e misionit të vëzhguesve të BE-së dhe faza e 2-të rekomandimin e grupeve parlamentare. Nga BE i kemi trajtuar 40 rekomandime që kanë të bëjnë me zgjedhjet nacionale”, tha ai. /InLajmi/




















