Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që Dita Botërore e Mjedisit, e cila shënohet sot më 5 qershor, të shërbejë për të ngritur vetëdijen për problemet mjedisore dhe për rëndësinë e kujdesit ndaj ambientit ku jetojmë, përcjell InLajmi.
Haradinaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të angazhohen për të pasur një mjedis të shëndoshë ndërsa thekson se nga kjo varet cilësia e jetës sonë.
Sipas tij, obligimi për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj mjedisit kërkon vetëdijësim dhe moblilizim të secilit prej nesh.
Postimi i plotë i tij:
Dita Botërore e Mjedisit është një mundësi e mirë për ta ngritur vetëdijen për problemet mjedisore dhe për rëndësinë e kujdesit ndaj ambientit ku jetojmë.
Ky obligim që e kemi si shoqëri, kërkon vetëdijesim e mobilizim të secilit prej nesh.
Të angazhohemi të gjithë për një mjedis të shëndoshë, nga i cili varet cilësia e jetës sonë! /InLajmi/