• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 29 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

“Urgjentisht të rivendoset qetësia në veri”, BE paralajmëron pasoja për Kosovën dhe Serbinë

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
5 June 2023
në Kosovë
0 0
0
Formohet komisioni për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit
0
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdojnë përpjekjet për uljen e tensionene në veri: I dërguari amerikan për Kosovën, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin të hënën e të martën.

2 emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, i dërguari amerikan dhe evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Laçak, qëndrojnë të hënën në Beograd dhe të martën në Prishtinë, në përpjekje për të ndikuar tek palët për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Para më shumë se një jave në këtë pjesë të banuar me shumicë serbe, pati trazira pas protestave të serbëve ku mbetën të lënduar edhe shumë ushtar të KFOR-it.

BE paralajmëron për pasoja

Bashkimi Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Kosovës që të largojë nga veriu njësitë speciale të policisë nga ndërtesat komunale, dhe kryetarët e rinj shqiptar të 4 komunave, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubn Potok, të zhvendosen në zyra të tjera alternative. Po ashtu u kërkua edhe organizimi sa më shpejt i zgjedhjeve të reja në veri, me shpresën e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje. Ndërkaq nga Serbia kërkohet tërheqja e forcave ushtarake serbe të stacionuara afër kufirit me Kosovën dhe ulja e gjendjes së gatishmërisë, ruajtja e qetësisë së protestuesve në veri dhe sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje të reja. Nëse Kosova dhe Serbia nuk ndërmarrin këto veprime, atëherë, Bashkimi Evropian paralajmëroi për pasoja negative për të 2-ja vendet.

Bashkimi Evropian, dhe kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dënuan në mënyrën më të ashpër aktet e dhunshme në veri kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave. Në një deklaratë të BE-së, thuhet se “i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të de-përshkallëzuar, të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht”.

BE pret nga Kosova të veprojë në mënyrë jo përshkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Në deklaratën e BE-së thuhet se, “kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të 4 komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje”.

Për Serbinë, BE-ja shpreh “shqetësimin për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të Forcave të Armatosura Serbe”. “Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri, siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Angazhim i OSBE-së për zgjedhjet e reja

Për zgjedhjet e reja në veri pritet të ketë angazhim të drejtpërdrejt të OSBE-së. Duke prezantuar një plan 9 pikësh të BE-së për veriun, kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani, tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, si e vetmja mënyrë për të siguruar shtensionimin në veri dhe normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Në udhëzuesin e BE-së për veriun thuhet se “kryetarët e zgjedhur të komunave në veri duhet të dorëhiqen gjatë verës për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbaheshin deri në fund të vitit”. OSBE-ja do të mbështesë procesin zgjedhor dhe rritjen e mirëbesimit në mes të komuniteteve, tha Bujar Osmani, shkruan DW.

Turqia i përgjigjet kërkesës së NATO-s

Tensionet dhe trazirat në veri të Kosovës u nxitën pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit, të cilat u organizuan nga Prishtina zyrtare por u bojkotuan masivisht nga partitë serbe me mbështetje të Beogradit. Me një pjesëmarrje shumë të ulët në zgjedhje prej vetëm 3.6%, u zgjodhën katër kryetarë shqiptar të komunave veriore të banuara me shumicë serbe. Këta kryetarë nuk po pranohen nga serbët lokal dhe gjatë protestave të serbëve dhe përpjekjeve për të hyrë në objektet komunale, shkaktuan plagosjen e 30 pjesëtarëve të KFOR-it. Pas kësaj NATO-ja vendosi që të dërgojë 700 trupa shtesë, nëse është nevoja edhe më shumë, për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për të garantuar qetësinë. Këtij numri ushtarësh të KFOR-it, sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes i bashkohen edhe trupa komando turke, në përgjigje të kërkesës së NATO-s.

Tags: Bashkimi EvropianQeveria e KosovësSerbia
Postimi i mëparshëm

Sarrazin “i zhgënjyer” nga Kosova dhe Serbia: Ky nuk është toni i duhur për paqe dhe stabilitet

Postimi tjetër

Edhe nxënësit e shkollave fillore protestojnë para Komunës së Zveçanit

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Kosovë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi

27 June 2025
Pamjet nga droni tregojnë dëmin që e shkaktoi zjarri mbrëmë në një ndërtesë në Emshir
Kosovë

Pamjet nga droni tregojnë dëmin që e shkaktoi zjarri mbrëmë në një ndërtesë në Emshir

27 June 2025
“Pastrimi” në përpjekje për heqjen e bërllokut të grumbulluar, pas mbi një muaji greve
Kosovë

“Pastrimi” në përpjekje për heqjen e bërllokut të grumbulluar, pas mbi një muaji greve

27 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Sot pritet mot me destabilizim dhe më i freskët

27 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Sot do të “skuqet” termometri, temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë celsius

26 June 2025
Postimi tjetër
Edhe nxënësit e shkollave fillore protestojnë para Komunës së Zveçanit

Edhe nxënësit e shkollave fillore protestojnë para Komunës së Zveçanit

Lajmet e fundit

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu