Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe shtetit të Indisë pas aksidentit tragjik të trenave në Odisha, përcjell InLajmi
Osmani tha se Kosova qëndron në solidaritet me presidenten e Indisë, Droupadi Murmu dhe të gjithë të prekurit nga ky aksident.
Kujtojmë se deri më tani pas një aksidenti mes 3 trenave në Odisha kanë mbetur të vdekur së paku 260 njerëz dhe janë lënduar më shumë se 1.000 njerëz.
Postimi i plotë i tij:
Kosova ndan pikëllimin e popullit të Indisë pas aksidentit tragjik të trenit në Odisha. Ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Ne qëndrojmë në solidaritet me @rashtrapatibhvn. Presidenti Droupadi Murmu dhe të gjithë të prekurit. /InLajmi/






















