Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raportuar në Kuvendin e Kosovës për situatën e në veri të vendit, për të cilën tha se ishte eskalimi i saj erdhi si pasojë e planifikimit nga ana e Serbisë, raporton InLajmi.
Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës ka dëshmi me foto dhe video për planifikimin e eskalimit të situatës në veri.
“Tashmë kemi foto e video se eskalimi është i planifikuar dhe autor. Autor është Beogradi që paralajmeronin që nese hynë policia do ketë eskalim”, ka thënë ai.
Për më tepër, ai foli edhe për raportet me SHBA-të ndërsa theksoi se qeveria e tij beson në miqësinë e përhershme me SHBA-të dhe BE-në, por që sipas tij, qasja e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë.
“Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë. Ne jemi thellësisht transatlantik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve. Por, qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njejtë. Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qëndrën e saj rajonale”, ka deklaruar Kurti. /InLajmi/