Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të enjten ka reaguar për zhvillimet në veri të vendit, përcjell InLajmi
Ndërsa shpreh shqetësimet për situatën e tensionuar në veri, Hoti adreson kritika të ashpra kundrejt kryeministrit Kurti dhe zyrtarëve tjerë qeveritar për qasjen ndaj deklaratave të zyrtarëve amerikan.
Për më tepër Hoti kujton deklarimet e Kurtit në një kohë tjetër tensionimi për çka ky i fundit kishte kuptuar shumë gjëra nga ambasadori amerikan, kurse tani thotë Hoti, po të njëjtit replikojnë me Sekretarin Blinken, duke e cilësuar të pa informuar për kontekstin politik në veri.
Hoti krejt në fund pa kuptuar qëllimet e fundme të qeverisjes aktuale tha “ Zoti na ruajt, se këta nuk dinë çfarë bëjnë”.
Postimi i plotë i tij:
Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet.
Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri.
Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë. /InLajmi/